Buxheti i vitit 2025, Komuna e Suharekës planifikon ndërtimin e dy sallave sportive, në Bukosh dhe Peqan

para 57 dite

Instituti GAP ka publikuar edhe raportin për planifikimet fillestare të buxhetit të komunave për vitin 2025, ku në raport është përfshirë edhe Komuna e Suharekës.

Buxheti i vitit 2025, Komuna e Suharekës planifikon ndërtimin e dy sallave sportive, në Bukosh dhe Peqan

Në këtë raport mund të shihen se cilat janë projektet e parapara për 2025 në Komunën e Suharekës, sa prej tyre janë projekte të reja dhe sa janë të bartura nga viti aktual.

Në bazë të raportit bëhet e ditur se për vitin 2025 Komuna e Suharekës zotëron buxhet prej 23,284,922€, prej të cilave 9,806,058€ janë nga granti i përgjithshëm, 8,596,834€ nga granti i arsimit, 2,480,606€ nga granti i shëndetësisë dhe 2,401,424€ të hyrat vetanake.

LEXO EDHE:  Ftohen të gjithë qytetarët e Suharekës: Takim publik me kryetarin Muharremaj

Ndër 71 projekte të parashikuara për vitin 2025, Komuna e Suharekës ka planifikuar edhe ndërtimin e dy sallave sportive, një në fshatin Bukosh që vlera investimve parashihet 240 mijë euro dhe tjetra në fshatin Peqan me investim total prej 130 mijë euro.

Etiketat