Buxheti 2021, Kuvendi i Kosovës të hënën mban seancë

26.12.2020

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se të hënën e 28 dhjetorit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2021. Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme. Në këtë seancë pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin […]

Buxheti 2021, Kuvendi i Kosovës të hënën mban seancë Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se të hënën e 28 dhjetorit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2021.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën në orën 11:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

Në këtë seancë pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Gjithashtu, në këtë seancë do të hidhen për votim edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Kjo seancë vjen pasi Gjykata Kushtetuese të hënën e shpalli të zgjedhur në mënyrë kundërkushtetuese Qeverinë Hoti. Kryeministri Hoti, ndërkaq, tha se e respekton vendimin e Gjykatëskëtë vendim, thjesht duke kërkuar të mos shpërnahet Kuvendi para se të miratohet ligji i buxhetit të vitit të ri.