Burim Ramadani: Ushtria jonë do të jetë Ushtri e mençur, Ushtri Inteligjente

18.09.2019

Zv. Ministri në detyrë njëherit kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Burim Ramadan i ftuar në emisionin “Debat Përnime” të Jeta Xharrës ka folur lidhur me organizimin e Ushtrisë së Kosovës. Ramadani ka treguar se transformimi i FSK-së në ushtri ka qenë process jashtëzakonisht i gjatë dhe i komplikuar. Procesi i transformimit të […]

Burim Ramadani: Ushtria jonë do të jetë Ushtri e mençur, Ushtri Inteligjente Foto: Ilustrim

Zv. Ministri në detyrë njëherit kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Burim Ramadan i ftuar në emisionin “Debat Përnime” të Jeta Xharrës ka folur lidhur me organizimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ramadani ka treguar se transformimi i FSK-së në ushtri ka qenë process jashtëzakonisht i gjatë dhe i komplikuar.

Procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është në tranzicion pasi që vendimi është baza dhe mandatin e ka ushtarak.   

Ushtria e Kosovës do të jetë Ushtri e mençur, Ushtri Inteligjente. Edhe me pajisje edhe me elemente tjera. Ky është orientimi. Unë nuk besoj në konceptin e shërbimit të obligueshëm ushtarak.

Unë besoj në Program Kombëtar Edukues për Siguri dhe Mbrojtje, që po ashtu ky Program është i paraparë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Kosovës, ka shtuar Ramadani.