Burim Ramadani – Taksa 100% nuk do të hiqet

07.01.2019

Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës në 100% nuk është vënë që ajo të hiqet tha Zëvendës Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani nga Komuna e Suharekës. Burim Ramdani, Zëvendës Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një postim në profilin e tij zyrtar […]

Burim Ramadani – Taksa 100% nuk do të hiqet Foto: Ilustrim

Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë dhe Bosnjës në 100% nuk është vënë që ajo të hiqet tha Zëvendës Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani nga Komuna e Suharekës.

Burim Ramdani, Zëvendës Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social ‘Facebook’ tha se pa ndryshuar rrethanat, nuk hiqet taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovina.

Po ashtu, Ramadani tha se nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, mund të hapë mundësinë për të diskutuar dhe jo anasjelltas.

Burim Ramadani, bëri këto postime për shkak që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nëse Serbia e njeh pavarsinë e Kosovës ekziston mundësia që të hiqet taksa 100%.