Bizneset Vende Pune Ofertat

Burim Ramadani: Pas dorëheqjes së Vulinit, rendin e ka Vuçiqi

Burim Ramadani: Pas dorëheqjes së Vulinit, rendin e ka Vuçiqi

03.11.2023 Lajme

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se dorëheqja e sotme e drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin është e vonuar.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dorëheqja e tij lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Vulin duket se ka dhënë dorëheqje. Dorëheqje e vonuar dhe e ndërlidhur drejtpërdrejt me përgjegjësinë e tij në sulmin e armatosur terrorist të Grupit ParaMilitar më 24 shtator 2023.

Vulini ishte futur në Listën e Zezë amerikane më 11 korrik 2023, ndërsa dy muaj e gjysmë më vonë ai së bashku me Mojsilloviqin dhe Vuçeviqin ishte një prej organizatorëve të sulmit ndaj Kosovës dhe NATO-s”, tha Ramadani.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Ramadani publikon draft-statutin evropian për Asociacionin

Ramadani publikon draft-statutin evropian për Asociacionin

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka publikuar një dokument duke iu referuar si draft-statuti evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ramadani, ka thënë se Kosova duhet të fitojë diçka të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti.

“Sidoqoftë, nëse ky dokument do të mund të ndryshohet – vështirë të thuhet, por ajo që besoj unë është që Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti”, ka thënë Ramadani.

“Sepse, ky Draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë. Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”.

Ai potencoi se ka bindjen që ky draft-statut do të jetë debat për një kohë.

Është saktësisht Draft-Statuti që i është dhënë Kryeministrit Kurti. Është më ndryshe nga ai i Edi Ramës, edhe më ndryshe nga ai i FES-it, dhe shumë më ndryshe nga ai i Serbisë.

“Po tentoj që të mos komentoj Draft-Statutin, sepse kam bindjen se ky Draft-Statut do të jetë një prej debateve të pashterrshme në Kosovë për një kohë më të gjatë”.

“Tek e fundit, ka ekspertë të fushës juridike dhe të qeverisjes lokale që mund të komentojnë me më shumë kompetencë”.

“Por, mbi të gjitha, është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta jep verdiktin nëse ky Draft-Statut është në përputhje me Kushtetutën, në germë dhe frymë, apo nuk është i tillë”.

Inspektori i AKI-së, Burim Ramdani e ka përfunduar intervistimin nga Specialja

Inspektori i AKI-së, Burim Ramdani e ka përfunduar intervistimin nga Specialja

Ramadani gjatë ditës së sotme ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, ku ndër tjerash ka folur edhe për ftesën nga Gjykata Speciale.

Musliu ka thënë se Ramadani i është përgjigjur ligjërisht dhe institucionalisht një institucioni tjetër siç është Gjykata Speciale dhe e ka përfunduar procesin intervistues ose i është përgjigjur pozitivisht ftesës në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

“Do të ishte e paarsyeshme që të kalojë raportimi i zotëri Ramadanit pa u ndalur te kjo pikë dhe pa u informuar rreth kësaj pike por krejt çka mundem me nda me ju si media dhe me opinionin e gjerë mund të them që zotëri Ramadani i është përgjigjur ligjërisht dhe institucionalisht një institucioni tjetër siç është Gjykata Speciale dhe e ka përfunduar procesin intervistues ose i është përgjigjur pozitivisht ftesës në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Musliu.

Kryetarja e këtij komisioni nuk ka dhënë më shumë detaje rreth raportimit të Ramadanit për punën e AKI-së apo paraqitjen e tij në Hagë ndërkohë që ka theksuar se ajo vazhdon të vlerësojë të gabuar veprimin e AKI-së për publikimin e ftesës nga Specialja.

“Përgjigjet e tjera duhet t’i jap zotëri Ramadani dhe AKI, unë personalisht, tash jo si kryetare e komisionit po flas si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës e kam parë të gabuar publikimin e ftesës nga AKI për çka kam reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale por pyetje të tjera sa i përket intervistimit, ftesës, publikimit të ftesës besoj që duhet t’i drejtoni në institucionin përkatës që në këtë rast është AKI”, ka thënë ajo.

Në muajin maj, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Inspektori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Burim Ramadani është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit.

Gjykata Speciale fton si dëshmitar inspektorin e AKI-së, Burim Ramadani

Gjykata Speciale fton si dëshmitar inspektorin e AKI-së, Burim Ramadani

Një gjë të tillë e ka konfirmuar AKI-ja përmes një njoftimi për media, ku theksohet se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka dërguar ftesë për dëshmitar për Ramadanin.

“AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, Burim Ramadani”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim të AKI-së, bëhet e ditur se në fletëthirrje precizohet se Burim Ramadani urdhërohet që të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës së luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

“Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, thuhet në njoftim.

PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë