Çlirim Gashi
18.04.2019, 22:00

Burim Ramadani nga sot merr një detyrë të re nga kryeministri Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka vazhduar që stafin e tij ta akomodojë nëpër punë, një detyrë e re ai i ka dhënë sot edhe sekretarit të Përgjithshëm e të AAK’së, Burim Ramadanit.

Ramadani i cili është edhe zëvendësministër i Mbrojtjes, është caktuar nga Qeveria e Kosovës si Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se Kosova dëshmon tregim të suksesit të përbashkët me NATO-n.

Kosova është aleat i besueshëm i NATO-s. Anëtarësimi në NATO është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore, shkroi Ramadani.

Po ashtu ai deklaroi se: Kosova është e përkushtuar për paqe, siguri, stabilitet dhe bashkëpunim me të gjithë. 

Qeveria Haradinaj është kritikuar shumë në lidhje me numrin e madh të zëvendës ministrave dhe koordinatorëve.