BSPK: Shumë shpejt do të merret vendimi për pagën minimale

18.03.2022

Kjo vije pas dështimit të votimit të propozimit të qeverisë për një rritje të pagës minimale prej 264 eurosh nga ana e sindikatave në vend. Hykolli ka thënë se do të thërras së shpejt komisioni, pasiqë ai është kryesues në Këshillin Ekonomik Social që të bëhet një kalkulim të pagës minimale. “Shumë shpejt do ta […]

BSPK: Shumë shpejt do të merret vendimi për pagën minimale Foto: Ilustrim

Kjo vije pas dështimit të votimit të propozimit të qeverisë për një rritje të pagës minimale prej 264 eurosh nga ana e sindikatave në vend.

Hykolli ka thënë se do të thërras së shpejt komisioni, pasiqë ai është kryesues në Këshillin Ekonomik Social që të bëhet një kalkulim të pagës minimale.

“Shumë shpejt do ta thërras komisionin, sepse jam kryesues në Këshillin Ekonomik Social që të bëhet një kalkulim i pagës minimale dhe besoj se shumë shpejt do të vendoset për të”, është shprehur Hykolli në Klan Kosova FM.

Po ashtu, ai ka shtuar se beson që nuk do të ketë nevojë për veprime sindikale.

I pari i BSPK-së ka theksuar se për ta do ishte e pranueshme një pagë që mbulon nevojat e të punësuarve.