BSPK paralajmëron protestë, kërkojnë nga 100€ shtesë për punëtorët në sektorin publik dhe dy kërkesa tjera për Qeverinë

29.03.2022

Në një komunikatë për media BSPK ka bërë të ditur tri kërkesat kryesore që o ti parashtrojnë në protestën që do të mbahet më 8 prill 2022: 1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e […]

BSPK paralajmëron protestë, kërkojnë nga 100€ shtesë për punëtorët në sektorin publik dhe dy kërkesa tjera për Qeverinë Foto: SuharekaOnline

Në një komunikatë për media BSPK ka bërë të ditur tri kërkesat kryesore që o ti parashtrojnë në protestën që do të mbahet më 8 prill 2022:

1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga.

2. Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

3. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret nga Partneri Social – Qeveria se do të merret seriozisht me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve”, thuhet në komunikatë.