BSPK: Ligji i pagave dhe sigurimet shëndetësore çështje urgjente
Ndërkaq pas një mbledhje të mbajtur nga BSPK-ja, është vendosur që me datën 12 maj të mbahet grevë një orëshe dhe protestë, po ashtu nuk përjashtohen grevat e përgjithshme. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë se kanë disa kërkesa për institucionet e Kosovës të cilat duhet të plotësohen në të ardhmen, kjo si organizatë…
Ndërkaq pas një mbledhje të mbajtur nga BSPK-ja, është vendosur që me datën 12 maj të mbahet grevë një orëshe dhe protestë, po ashtu nuk përjashtohen grevat e përgjithshme.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë se kanë disa kërkesa për institucionet e Kosovës të cilat duhet të plotësohen në të ardhmen, kjo si organizatë që i mbron të drejtat e punëtorëve.
“Ne jemi të hapur për dialog social, janë disa tema që për to kemi filluar dialogun si: Ligji i pagave, sigurimin shëndetësor dhe pse kemi ligjin, por ende nuk kemi fond që të kryhen obligimet, si dhe ligjin për pensionet për vitet e ’90 që i diskriminon shqiptarët”, tha Hykolli sot në emisionin “Aktual”, në RTK.
“Këto kërkesa janë shumë të arsyeshme se nuk janë barrë e rëndë për shtetin”, tha ai.
Kryesindikalisti Hykolli, ka vlerësuar se pagat në Kosovë duhet të lëvizin. “Kërkesat e sindikalistëve janë shumë të arsyeshme, të bëhet sigurimi shëndetësor dhe të bëhet ndryshimi i ligjit për pensione që kërkohet përvoja prej 15 vjetëve”, deklaroi ai.
Një kërkesë tjetër e BSPK-së, është edhe ndihma prej 100 euro shtesë për të gjithë punëtorët në Kosovë. “Kjo mbështetje do të zbus sadopak problemin e rritjes së çmimeve”, tha ai.