Gashi nga BSPK: 10 punëtorë vdesin në vit, si shkak i kushteve jo të mira të punës

17.06.2022

Sipas tij, qeveria mund të bëj këtë përmes krijimit të një legjislacioni apo përmes krijimit të një ligji më të mirë, i cili më pastaj do të jetë i zbatueshëm. Gashi i bëri këto deklarata në emisionin, “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM. E gjithë kjo bisedë, është zhvilluar duke marrë shkas […]

Gashi nga BSPK: 10 punëtorë vdesin në vit, si shkak i kushteve jo të mira të punës Foto: Ilustrim

Sipas tij, qeveria mund të bëj këtë përmes krijimit të një legjislacioni apo përmes krijimit të një ligji më të mirë, i cili më pastaj do të jetë i zbatueshëm.

Gashi i bëri këto deklarata në emisionin, “News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.

E gjithë kjo bisedë, është zhvilluar duke marrë shkas nga vdekja e një punëtori në vendin e punës gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Andaj, me këtë rast, i pari i Këshillit Drejtues të BSPK-së, ka dhënë edhe një statistikë që tregon se në vendin tonë, vdesin 10 punëtorë në vit, si shkak i kushteve dhe ambientit jo të mirë në vendin punës.