Brezovica zbardhet nga bora

Ditëve të fundit në Kosovë temperaturat kanë shënuar rënie, Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmruar borë në viset malore.

Brezovica.info sot ka publikuar një video ku shihet Brezovica e mbuluar nga bora.

Ndryshe, borë ka paralajmruar edhe Prishtina Weather.

“Të shtunën përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Në mbrëmje rrebeshe të dobëta bore mund të bien edhe përgjatë viseve të ulëta” njofton Prishtina Weather, transmeton SuharekaOnline.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.