Brenda vitit 2018, 6 mijë e 500 qytetarëve, Policia ua mori patentë shoferët

15.01.2019

Policia e Kosovës njoftoi se me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor. Gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.12.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ku më poshtë paraqiten të dhënat statistikore të kundërvajtjeve të […]

Brenda vitit 2018, 6 mijë e 500 qytetarëve, Policia ua mori patentë shoferët

Policia e Kosovës njoftoi se me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

Gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.12.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ku më poshtë paraqiten të dhënat statistikore të kundërvajtjeve të shqiptuara nga Policia.

Është implementuar projekti për siguri në trafik “Lëvizni të sigurt në trafik”. Përmes njësive të trafikut dhe stacioneve policore, janë shpërndarë fletëpalosje tek pjesëmarrësit në trafik. Gjithashtu projekti është promovuar edhe në rrejte sociale dhe media, përfshirë këtu edhe ligjëratat dhe diskutimet në institucione shkollore.

Është implementuar projekti për siguri në trafik “Për një vit më të sigurt në trafik”. Projekti për qëllim ka pasur vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë diasporën dhe shtetasit e huaj. Shpërndarja e fletëpalosjeve është bërë në të gjitha pikat kufitare dhe në tërë territorin e vendit.

Është implementuar projekti për siguri në trafik “Përqendrohu në ngasje! ”. Projekti për qëllim ka pasur vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht shoferëve. Shpërndarja e fletëpalosjeve është bërë në të gjitha pikat kufitare dhe në tërë territorin e vendit.

Është implementuar projekti për siguri në trafik “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, duke shpërndarë fletëpalosje për pjesëmarrësit në trafikun rrugor, si dhe nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe AMCK e njëjta është shpërndarë edhe në Qendrat e Kontrolleve Teknike dhe në disa nga pikat e furnizimit me karburante dhe pikave që furnizojnë me goma, i cili projekt ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të shoferëve në përdorim të pajisjeve dimërore.

Është vazhduar me kontaktet, diskutimet, trajnimet dhe ligjëratat e rregullta në institucione shkollore lidhur me sigurinë në trafik.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore.

Etiketat