Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të merret vendim për hapjen e aeroportit “Adem Jashari”.

Sipas tij, mërgata është̈ shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë.

“Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK”.

“Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë̈ Covid-19 ndryshon, atë̈herë pritet rinisja e shërbimeve. Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19”.