Inspektorati Policor Brenda një viti 35 policë të arrestuar

Gjatë një konference përmbyllëse për vitin 2019 nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë bërë të ditur se për një vit janë arrestuar 35 policsë, ku në këtë konferencë ka marrur pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Sipas kryeshefës Ekzekutive e Inspektoratit Policor, Miradie Kelmendi, puna e tyre nuk duket edhe shumë në publik, por me rritjen e angazhimit dhe profesionalizimit ka bërë që në këtë vit, arritjet të jenë edhe më të dukshme dhe të vlerësuara nga qytetarët e Kosovës dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar.

IPK gjatë këtij viti ka pranuar dhe administruar mbi 1.400 ankesa të qytetarëve, ndërsa ka trajtuar 279 raste penale në IPK; ka ngritur 64 kallëzime penale dhe 21 raporte të veçanta; ka arrestuar 35 punonjës policor, ka janë suspenduar 64 punonjës policor; janë transferuar 8 punonjës policor; janë inspektuar 7 fusha të menaxhimit policor, nga të cilat kanë rezultuar rreth 70 rekomandime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.