Brenda një muaji afër 3000 kosovarë me COVID-19 shkuan në Gjermani

03.09.2020

Në Gjermani, plot 2946 mërgimtarë tanë pas rikthimit nga pushimet në Kosovë, është konstatuar se janë infektuar me coronavirus. Kështu së paku ka bërë të ditur raporti më i ri i institutit gjerman “Robert Koch”, i cili merret me përcjelljen e rasteve me COVID-19, Kosova është vendi më i përmendur si shtet i mundshëm i […]

Brenda një muaji afër 3000 kosovarë me COVID-19 shkuan në Gjermani Foto: Ilustrim

Në Gjermani, plot 2946 mërgimtarë tanë pas rikthimit nga pushimet në Kosovë, është konstatuar se janë infektuar me coronavirus.

Kështu së paku ka bërë të ditur raporti më i ri i institutit gjerman “Robert Koch”, i cili merret me përcjelljen e rasteve me COVID-19, Kosova është vendi më i përmendur si shtet i mundshëm i ekspozimit.

Ndërkohë, pas Kosovës, në vendin e tretë është Kroacia me 2.639 raste, Turqia me 1.825 dhe Bosnja-Hercegovina me 695, shkruan Telegrafi.

Pasi që fillimisht numri i të infektuarve dhe të vdekurve ka qenë relativisht i ulët krahasuar me shtetet e tjera evropiane, numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur jashtë mase gjatë javëve të kaluara, duke shtuar shqetësimin për një valë të dytë.

Ndryshe, Gjermania ka raportuar mbi 247 mijë raste me virus gjersa kanë ndërruar jetë 9385 persona.