Brenda një dite, 3 mijë e 480 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

12.06.2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 3 mijë e 480 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së. Ndërsa kundër COVID-19 në total janë vaksinuar 96 mijë e 369 qytetarë. “Prej fillimit të vaksinimit në […]

Brenda një dite, 3 mijë e 480 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 3 mijë e 480 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndërsa kundër COVID-19 në total janë vaksinuar 96 mijë e 369 qytetarë.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndryshe në ditët e fundit në Kosovë ka filluar procesi i dhënies të dozave të dyta të vaksinës, ndërsa nga 15 qershori pritet që në vend të fillojë vaksinimi masiv.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 17 raste pozitive me COVID-19 dhe është regjistruar një rast i vdekjes, asnjë rast i vdekjes dhe infektimit nuk është raportuar në Komunën e Suharekës përgjatë kësaj periudhe kohore./SuharekaOnline/