Brenda muajit pritet hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një lidhje live me gazetarët është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19.

Rama ka shtuar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve.

“Brenda pak ditësh do dalim me vendimmarrje, do vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësor të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur.

Kushdo që vjen karantinohet në shtëpi, shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor, fluturimet janë të kufizuara”, tha Rama.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.