Brenda gushtit, 238 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë

01.09.2021

Muajin e fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, njëherish rritje ka shënuar edhe numri i vdekjeve nga ky virus. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 1,894 raste të reja si dhe janë regjistruar 22 raste të vdekjes. Tashmë është konfirmuar edhe nga autoritetet […]

Brenda gushtit, 238 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Muajin e fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i të infektuarve me COVID-19, njëherish rritje ka shënuar edhe numri i vdekjeve nga ky virus.

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 1,894 raste të reja si dhe janë regjistruar 22 raste të vdekjes.

Tashmë është konfirmuar edhe nga autoritetet shëndetësore, se varianti Delta i COVID-19 në vendin tonë është duke mbizotëruar, ku ka bërë që numri i të infektuarve të 20-fishohet.

Në muajin gusht është thyer rekordi i zi për nga numri i të infektuarve, ku vetëm në këtë muaj janë regjistruar 36 mijë e 461 raste pozitive me COVID-19.

Si pasojë e COVID-19 është rritur edhe numri i rasteve të vdekjeve, ku vetëm gjatë periudhës 20 gusht – 31 gusht kanë humbur jetën 197 persona.

Ndërsa, brenda muajit gusht u regjistruan 238 raste të vdekjes nga COVID-19.

Vaksinimi i një pjese të madhe të personave në moshë të shtyrë, sipas ekspertëve shëndetësor ka parandaluar edhe rritjen e numrit të viktimave duke krahasuar me periudhat paraprake.

Aktualisht në vendin tonë janë 27 mijë e 404 raste aktive, ndërsa sa i përket vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 841 mijë e 591 doza të vaksinës.