Ministria e Mbrojtjes Brenda gjashtë ditëve rreth 1400 tërmete goditën Shqipërinë

Të martën në orët e hershme të mëngjesit Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë, ku la të vdekur 50 persona e qindra të tjerë të lënduar si dhe shkatërroi shumë ndërtesa e shtëpi.

Tashmë shumë qytetarë u larguan nga zonat e prekura nga tërmeti duke u akomoduar nëpër qytete të tjera, madje edhe shumë të tjerë kanë ardhur në Kosovë duke u akomoduar në parkun inovativ në Prizren po ashtu edhe në Komunën e Suharekës shumë prej tyre gjetën strehim.

Ndërsa mësohet se nga data 26 nëntor numri total i pasgoditjeve është 1376.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë shifrën e pasgoditjeve të tërmetit. Mësohet se numri total i pasgoditjeve që prej 26 Nëntorit është 1376.

Ndërkohë, sot nga ora 07.00 deri më tani janë regjistruar 5 ngjarje dhe dy janë të lokalizuara.

Sakaq, ekspertët janë shprehur se pasgoditjet janë normale, ndërsa intensiteti i tyre do të jetë në rënie.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.