Brenda dy muajve, 204 raste me COVID-19 shkuan nga Kosova në Austri

21.08.2020

Ditëve të fundit numrat e rasteve me COVID-19 kanë filluar të rriten në Austri, për çka autoritetet austriake po i fajësojnë të kthyerit nga pushimet. Numri i infeksioneve është në rritje të vazhdueshme dhe arsyeja e rritjes së shpejtë është ndoshta numri i madh i kthyerëve nga pushimet, shkruajnë mediat austriake. Në detaje: Sipas AGES, […]

Brenda dy muajve, 204 raste me COVID-19 shkuan nga Kosova në Austri Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit numrat e rasteve me COVID-19 kanë filluar të rriten në Austri, për çka autoritetet austriake po i fajësojnë të kthyerit nga pushimet.

Numri i infeksioneve është në rritje të vazhdueshme dhe arsyeja e rritjes së shpejtë është ndoshta numri i madh i kthyerëve nga pushimet, shkruajnë mediat austriake.

Në detaje: Sipas AGES, në javën e kaluar ka pasur 1,427 raste ku 392 prej tyre vijnë nga jashtë (27.5%).

Aktualisht prin rastet e ardhura nga Kroacia, ku 382 austriak u infektuan (që nga 22 qershor), e pasuar nga Serbia (243), Kosova (204) dhe Bosnja (119). Kohët e fundit ka pasur gjithashtu një rritje të konsiderueshme në rastet e të kthyerve nga Turqia (55), shkruan SuharekaOnline.

Ndryshe brenda 24 orëve të kaluara në Austri janë shënuar 347 raste të reja me COVID-19.