Brenda 24 ore një i vdekur dhe 37 të shëruar nga COVID-19

13.10.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë). Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 […]

Brenda 24 ore një i vdekur dhe 37 të shëruar nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë).

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291