Brenda 24 ore janë shëruar 62 pacient nga COVID-19

IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 62 persona të cilët ishin të infektuar me virusin Korona.

Nga statistikat e IKSHPK-së bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacient që ishin të prekur me virusin Korona, duke e arritur numrin total të shëruarve në  13,554, njofton SuharekaOnline.

Ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë 1,441.

Nga IKSHPK-ja në Komunën e Suharekës brenda 24 ore nuk është identifikuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Rastet pozitive brenda 24 ore janë nga këto komuna:

Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.