Brenda 10 viteve rreth 150 mijë kosovar u kapën ilegalisht në BE

13.10.2020

Kosova në vitin 2019 ka shënuar nivelin më të ulët historik të emigrimit ilegal në vendet e Bashkimit Evropian. Në bazë të statistikave të publikuara nga insituti Epik lidhur me qëndrimin ilegal të shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjatë periudhës 2009-2019 janë zënë duke qendruar ilegalisht në BE 8.1 përqind e popullatës së Kosovës. “Në rastin […]

Brenda 10 viteve rreth 150 mijë kosovar u kapën ilegalisht në BE Foto: Ilustrim

Kosova në vitin 2019 ka shënuar nivelin më të ulët historik të emigrimit ilegal në vendet e Bashkimit Evropian.

Në bazë të statistikave të publikuara nga insituti Epik lidhur me qëndrimin ilegal të shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjatë periudhës 2009-2019 janë zënë duke qendruar ilegalisht në BE 8.1 përqind e popullatës së Kosovës.

“Në rastin e Kosovës gjithsej 145,680 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë periudhës 2009-2019. Shprehur ndryshe, 8.1%% të popullatës së Kosovës është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019. Kjo e bënë Kosovën vend i dytë në Ballkanin Perëndimor për nga numri i qytetarëve të zënë me qëndrim ilegal në BE gjatë periudhës 2009-2019” thuhet në njoftimin e institutit Epik.