BQK: Rritja ekonomike e Kosovës vlerësohet të jetë 10.5%, u dhanë 1.8 miliard euro kredi
Gurvernatori Mehmeti derisa ka folur në një konferencë për media, ka thënë se në këtë rritje ekonomike ka kontribuar edhe ardhja e mërgimtarëve në vend. Po ashtu, ai shtoi se përpos ardhjes së mërgatës ndikim në rritje ka pasur edhe veprimet e ndërmarra. “Ekonomia e Kosovës ka shënuar rikuperime të reja, ku sipas vlerësimeve preliminare […]
Gurvernatori Mehmeti derisa ka folur në një konferencë për media, ka thënë se në këtë rritje ekonomike ka kontribuar edhe ardhja e mërgimtarëve në vend.
Po ashtu, ai shtoi se përpos ardhjes së mërgatës ndikim në rritje ka pasur edhe veprimet e ndërmarra.
“Ekonomia e Kosovës ka shënuar rikuperime të reja, ku sipas vlerësimeve preliminare të Agjencisë së Statistikave kjo rritje ekonomike është rreth 10.5 për qind. Lëvizja e lirë e qytetarëve, bëri që të ketë rritje të ardhjes së diasporës, por duke mos anashkaluar veprimet e ndërmarra, ka ndikuar që të jetë kjo rritje”, tha Mehmeti.
Gjithashtu, gurvernatori i BQK-së ka theksuar se brenda kësaj periudhe kohore u lëshuan edhe 1.8 miliard euro kredi.
Mehmeti shtoi se aktualisht Norma Efektive Joperformuese në sektorin bankar qëndron rreth 2.3% ndërkaq norma vjetore e rritjes së kredive qëndron në 15.7%.
“Aktualisht Norma Efektive Joperformuese në sektorin bankar qëndron rreth 2.3 për qind, për derisa norma vjetore e rritjes së kredive qëndron në 15.7 për qind. Gjatë vitit 2021, janë lëshuar 1.8 miliard euro kredi të reja”, ka theksuar ai gjatë prezantimit të raportit të Tranzicionit 2021-2022.
Në këtë konferencë për media ai ka përmendur edhe pandeminë COVID-19, ku theksoi se kjo pandemi sistemin financiar e ka gjetur në nivele të larta të kapitalit dhe likuiditetit, por sipas tij masat e marra nga BQK-ja janë treguar mjaftë efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar.
I pari i BQK-së theksoi se sektori bankar arriti që të ruaj shkallë të lartë të qëndrueshmërisë ndaj ndikimit të krizës.
“Këto dy vitet ishin mjaftë sfiduese, me pasuri të lartë për sektorin financiar dhe për ekonominë e vendit. Situata e pandemisë COVID-19 e gjeti sistemin financiar në nivele të larta të kapitalit dhe likuiditetit. Masat e marra nga BQK-ja janë treguar mjaftë efektive në ruajtjen e stabilitetit financiar. Sektori bankar arriti të ruaj shkallë të lartë të qëndrueshmërisë ndaj ndikimit të krizës”, ka përfunduar ai.