BQK mbyll Monegon dhe IuteCredit

06.12.2019

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) gjatë një konference të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se ka marrë vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Republikën e Kosovës. Dy institucionet mikrofinanciare të cilat janë mbyllur janë: IuteCredit dhe Monego. Ky vendim i menjëhershëm nga BQK-ja ka ardhur pasi që […]

BQK mbyll Monegon dhe IuteCredit Foto: Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) gjatë një konference të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se ka marrë vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Republikën e Kosovës.

Dy institucionet mikrofinanciare të cilat janë mbyllur janë: IuteCredit dhe Monego.

Ky vendim i menjëhershëm nga BQK-ja ka ardhur pasi që dy institucionet që operonin në Kosovë kanë shkelur vazhdimisht rregullat e operimit.