BQK-ja thotë se sivjet pati rritje ekonomike prej 9.9 për qind

24.12.2021

Sipas Mehmetit, kjo falë diasporës, politikave të qeverisë si dhe rolit të BQK-së, duke shtuar se këtë vit ekonomia e vendit u rrit me 9.9 për qind (%). Sipas guvernatorit të BQK-së, ruajtja e stabilitetit financiar është arritur nga vendi edhe përkundër pandemisë COVID-19. Po ashtu, ai ka shtuar se rritje shënuan edhe remitencat, e […]

BQK-ja thotë se sivjet pati rritje ekonomike prej 9.9 për qind Foto: SuharekaOnline

Sipas Mehmetit, kjo falë diasporës, politikave të qeverisë si dhe rolit të BQK-së, duke shtuar se këtë vit ekonomia e vendit u rrit me 9.9 për qind (%).

Sipas guvernatorit të BQK-së, ruajtja e stabilitetit financiar është arritur nga vendi edhe përkundër pandemisë COVID-19.

Po ashtu, ai ka shtuar se rritje shënuan edhe remitencat, e që ato shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit (2021).

Mehmeti ka theksuar se kanë arritur që të sigurojnë një sistem financiare por njëkohësisht sipas tij kanë qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend.

“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arritur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.

“Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti.

Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.