BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 9.9 për qind për vitin 2021

20.10.2021

Se pritet të ketë rritje të ekonomisë së vendin për 9.9%, guvernatori Mehmeti ka thënë gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Po ashtu, ai ka shtuar se gjatë vitit të pandemisë me COVID-19 ka pasur rënie të shërbimeve të udhëtimit. Ai ka thënë se efekti i rënies së ekonomisë është manifestuar përmes […]

BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 9.9 për qind për vitin 2021 Foto: Ilustrim

Se pritet të ketë rritje të ekonomisë së vendin për 9.9%, guvernatori Mehmeti ka thënë gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Po ashtu, ai ka shtuar se gjatë vitit të pandemisë me COVID-19 ka pasur rënie të shërbimeve të udhëtimit.

Ai ka thënë se efekti i rënies së ekonomisë është manifestuar përmes sektorit të jashtëm, duke shtuar se ndalimi i udhëtimit ka bërë që të bie numri i mërgimtarëve dhe rënien e eksportit të shërbimeve të udhëtimit që në vitin 2020 zbriti në mbi 628 milionë euro.

“Sipas vlerësimeve ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie prej 5.3 për qind. Efekti i rënies së ekonomisë është manifestuar përmes sektorit të jashtëm. Ndalimi i udhëtimit ka bërë që të bie në mënyre drastike numri i mërgimtarëve dhe rënien e eksportit të shërbimeve të udhëtimit që në vitin 2020 zbriti në mbi 628 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 1.3 miliard euro që ishte një vit më parë”, tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Gjithashtu, Mehmeti ka folur edhe për vitin 2021, ku ka theksuar se gjatë pjesës së parë të këtij viti aktual ka pasur shtim të aktivitetit ekonomik prej 10.5 për qind (%).

“Projeksionet e BQK-së tregojnë se aktiviteti ekonomik do të rikuperohet me një ritëm mjaftë të shpejtë të rritjes prej 9.9 për qind për vitin 2021.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021 është shënuar një aktivitet i shtuar ekonomik prej 10.5 për qind”, ka vijuar ai.