Borë dhe shi, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

28.01.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. IHMK-ja bënë të ditur se reshje parashihet të ketë edhe ditën […]

Borë dhe shi, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së premte parashikohen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.

IHMK-ja bënë të ditur se reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.