Bojleri ndër shpenzuesit më të mëdhenj të rrymës, KEDS tregon në çfarë kohe ta lëshoni atë

20.11.2021

E kjo ka bërë që të rritet konsumi i energjisë elektrike dhe importi i saj në Kosovë, ku përmes një njoftimi të bërë nga KEDS vetëm në muajin tetor ka importuar mbi 9 milionë euro rrymë. Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka shkaktuar edhe rritje të madhe të vlerës së importit të energjisë. KEDS […]

Bojleri ndër shpenzuesit më të mëdhenj të rrymës, KEDS tregon në çfarë kohe ta lëshoni atë Foto: Ilustrim

E kjo ka bërë që të rritet konsumi i energjisë elektrike dhe importi i saj në Kosovë, ku përmes një njoftimi të bërë nga KEDS vetëm në muajin tetor ka importuar mbi 9 milionë euro rrymë.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka shkaktuar edhe rritje të madhe të vlerës së importit të energjisë. KEDS dhe KESCO gjatë tetorit të këtij viti, pra, për një muaj, përkundër motit të mirë, ka importuar 9,15 milionë euro energji elektrike, një rritje enorme nga 1,5 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje ka rrjedhur nga çmimet ekstreme dhe për shkak të rritjes së kërkesës. KEDS dhe KESCO ka blerë gjatë tetorit energji elektrike me çmim mesatar prej 242 euro për megavat/orë, një rritje prej gati pesëfish nga tetori i vitit 2020, kur energjia elektrike ishte importuar me çmim mesatar prej 49 eurosh për megavat/orë. Konsumi është rritur për 18 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Tarifa e ulët e energjisë elektrike në Kosovë, nga 1 tetori deri më 31 mars, aplikohet nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, aplikohet nga ora 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit.

Tarifa e ulët e energjisë elektrike është afërsisht 4 centë për kilovat në orë më e lirë, krahasuar me tarifën e lartë. Mesatarja e një fature të energjisë elektrike gjatë stinës së dimrit është 30 euro në muaj.

Një qytetar thotë se paguan rreth 25 euro në muaj, i cili është bujk, jeton me familjen e tij 6-anëtarëshe. Ai thotë se energjinë elektrike e kursejnë në disa mënyra.

“Nuk i lëmë dritat ndezur pa nevojë. Bojlerin e mbajmë të ndezur aq sa ka nevojë, pastaj e ndalim. Kështu kursejmë energji elektrike”, thotë Sadiku.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Krahasuar me vendet e rajonit, si Maqedonia e Veriut, Serbia e Shqipëria, rryma në Kosovë është më e lirë për 3 deri në 4 centë.

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe Kompania kosovare për Distribuim t Energjisë Elektrike (KEDS) kanë paralajmëruar më 19 nëntor se për shkak të rënies së temperaturave, pritet rritja e konsumit të energjisë, dhe si rrjedhojë edhe importi shtesë i saj.

“Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO, por për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në një njoftim.

KEDS dhe ZRRE apelojnë për kursim të energjisë elektrike

Në kohën kur Evropa po përballet me krizë energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe faktorëve të tjerë, Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE) dhe (KEDS) kanë kërkuar nga qytetarët që ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos vijë deri te mungesat.

“Aktivizimi i makinave për larjen e rrobave, si dhe i atyre për larjen e enëve gjatë natës, me tarifa të ulëta, është vetëm një nga metodat që do të kursente energjinë elektrike”, thuhet në një udhëzim të ZRRE-së.

Një tjetër rekomandim thotë se akumulimi i nxehtësisë në termot ngrohëse, mund të bëhet gjatë natës me tarifa të ulëta, ndërsa bojleri mund të përdoret vetëm atëherë kur nevojitet.

ZRRE-ja jep edhe këshilla të tjera, si për shembull: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë dhe fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen. ZRRE-ja, po ashtu, rekomandon që të përdoren poçe elektrike kursyese dhe drita të neonit.

Bazuar në statistikat e institucioneve në Kosovë, amvisëritë janë shpenzuesit kryesorë të rrymës totale që prodhohet në vend.

KEDS: Kursimi i energjisë sjell fatura më të lira

Kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), në listën e shpenzuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike, ka identifikuar ngrohjen qendrore me rrymë dhe bojlerin.

Drejtori i Departamentit për Shërbime me Konsumatorë në KEDS, Sabri Tërnava, thotë për Radion Evropa e Lirë se konsumi i madh i energjisë elektrike shkakton ngarkesa të mëdha në sistemin elektro-energjetik dhe se kjo mund të ndikojë në ndërprerje të energjisë elektrike.

“Për të mos ardhur gjendja deri në këtë pikë, ne duhet të jemi kursimtarë në raport me përdorimin e energjisë elektrike në shtëpitë tona”, thotë Tërnava.

Për të kursyer ngrohjen me rrymë, Tërnava këshillon që të vendoset një ndërprerës kohor në kaldajën qendrore, në mënyrë që kaldaja të fiket tërësisht, atëherë kur nuk ka nevojë.

Ai, po ashtu, rekomandon që rregulluesi i temperaturës në kaldajën qendrore të zëvendësohet me një rregullues që mund të kontrollojë temperaturën në intervale të ndryshme kohore.

Tërnava rekomandon që bojleri të ndizet gjatë natës kur është tarifa e ulët, ndërsa gjatë ditës vetëm sipas nevojës.

“Nëse aplikohen këto këshilla, do të mund të keni ngrohje komode dhe njëkohësisht të kursejmë deri në 30 për qind të energjisë elektrike”, thotë Tërnava.

Ndryshe, në njoftimin e KEDS-it është thënë se

Rënia  e temperaturave pritet të rrisë tutje konsumin, dhe si rrjedhojë edhe nevojën për import shtesë, pasi prodhimi vendor është i kufizuar. Kështu, llogaritet të ketë kosto astronomike dhe të papërballueshme jo vetëm për KEDS dhe KESCO por për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Prandaj, kursimi maksimal dhe përdorimi i formave alternative për ngrohje, është i domosdoshëm në të gjithë vendin.