Bllokohen daljet e Kosovës, bashkatdhetarët presin deri në gjashtë orë

Bllokohen daljet e Kosovës, bashkatdhetarët presin deri në gjashtë orë

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata në dalje të Kosovës, mërgimtarët po presin deri në gjashtë orë për të dalur nga Kosova.

Bashkatdhetarët që nga orët e para të mëngjesit të sotëm janë përballur me pritje e kolona të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar statistikat e fundit të fluksit nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave, pritjet dhe kolonat e gjata janë në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë.

Bashkatdhetarët në Merdare janë duke pritur deri në gjashtë orë ndërkaq kolona në këtë pikë kufitare ka arritur deri në 1.8 kilometra.

Edhe në Mutivodë ka pritje e kolonë. Në këtë pikë kufitare, bashkatdhetarët janë duke pritur deri në tri orë, ndërsa kolona ka arritur deri në 850 metra.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka pritje e kolonë. Atje qytetarët janë duke pritur deri në një orë e gjysmë ndërkaq kolona ka arritur deri në 500 metra, shkruan më tutje lajmi.net.

Sipas të dhënave të kësaj qendre, edhe në Jarinjë ka kolonë. Atje qytetarët janë duke pritur deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova, kurse kolona ka arritur deri në 200 metra.

Sipas këtyre statistikave, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, pritja është në suaza të normales dhe nuk është më shumë se 15 minuta. 

RAPORTO