Çlirim Gashi
03.04.2019, 9:57

Blerim Kuçi të dielën niset për Hagë

Gjykata Speciale ka dërguar më shumë se 100 ftesa në Kosovë, teksa pritet që edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, të udhëtojë për në Hagë më 7 prill të këtij viti.

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës tash deputet nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Por, Kuçi tha se do ta përmbush obligimin e tij dhe se do t’i përgjigjet kësaj urdhërese.

Përderisa Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike.

Kuçi tha se është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhën përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë.

Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë, shprehi Blerim Kuçi.

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, për “Zërin” ka bërë të ditur që pjesa e parë e të ftuarve do të nisen për në Hagë më 7 prill të këtij viti.