Blerim Kuçi: Taksa 100% ka ndal edhe ndarjen e Kosovës
Taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka rritur prodhimtarinë e produkteve vendore dhe numrin e të punësuarve në Kosovë, Kosova duhet të përdorë taksën si pjesë e njohjes reciproke me Serbinë Kështu u tha në tryezën që Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka organizuar sot me komunitetin e biznesit lidhur me taksën […]
Taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka rritur prodhimtarinë e produkteve vendore dhe numrin e të punësuarve në Kosovë, Kosova duhet të përdorë taksën si pjesë e njohjes reciproke me Serbinë
Kështu u tha në tryezën që Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka organizuar sot me komunitetin e biznesit lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Nënkryetari Blerim Kuçi theksoi heqja e taksës pa menduar do të ishte rrëshqitje drejt një epilogu të panjohur. “Tarifa ndaj Serbisë ishte për të ndal Serbinë ndaj lobimeve kundër Kosovës. Taksa do të mund të pezullohej disa ditë për qa sa do të mund të arrihet një marrëveshje kornizë ku Kosova do të njihej nga Serbia. Vetëm kështu taksa do të duhej të hiqej. Të gjithë sot e dimë sa ndikim ka taksa 100% për epilogun e bisedimeve më Serbinë. Kjo ka ndal edhe ndarjen e Kosovës. Taksa 100% e ka zvogëluar potencialin ekonomik’’, theksoi ai.
Deputeti Gazmend Abrashi derisa paraqiti arsyet e mbajtjes së taksës, tha se qeveria e re nuk duhet të largojë atë deri në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. “Vendosja e tarifës ishte instrument i vetëm me të cilën do të reagonte Kosova ndaj veprimeve desktruktive të Serbisë. Kemi rritje të dukshme të numrit të punësuarve. 67 për qind e bizneseve kanë deklaruar se janë rritur shitjet pas vendosjes së tarifës deri 33 për qind kanë deklaruar se shitjen kanë mbetur të njëjta. Nga analiza që është bërë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, në pyetjen për ndikimin e taksës 50 për qind janë përgjigjur pozitivisht ,15 neutral , 35 për qind negativisht. Serbia pas vendosjes së tarifës përmes kontrollit medial tentoi ta minimizojë këtë hap me arsyen se kjo nuk do të ndikojë në ekonominë e saj por me kalimin e kohës Serbia është dorëzuar dhe kërkoi heqjen e taksës”, ka thënë ai.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se taksa përveç aspektit ekonomik ka ndikuar edhe në vetëdijesimin e qytetarëve për të konsumuar produkte vendëse.
“Aleanca Kosovare e Biznesit e ka vlerësuar taksën si aset ekonomik dhe diplomatik. Efekti i taksës ka rritur 100 milionë ekonominë e Kosovës, por ka rritur edhe vetëdijesimin e qytetarëve për të konsumuar produkte vendore. AKB-ja gjithmonë do të jetë me bizneset që ne flasim në emër të tyre”, ka thënë ai.
Ndërsa, Hil Dulaj nga një kompani farmaceutike, tha se taksa ndaj Serbisë ka ngritur prodhimin vendor.
Përkrahje taksës i dhanë edhe bizneset tjera të pranishme në këtë tryezë.