Blerim Kuçi sot në interpelancë për dhënien e licencave për “Kelkos Energy”

10.12.2020

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare. Në kë të seancë do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe më pas pyetje parlamentare. Ndërsa, pika e tretë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kjo me kërkesë të deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga […]

Blerim Kuçi sot në interpelancë për dhënien e licencave për “Kelkos Energy” Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare.

Në kë të seancë do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe më pas pyetje parlamentare.

Ndërsa, pika e tretë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kjo me kërkesë të deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë deputetë tjerë. Interpelanca e Kuçit ka të bëjë me dhënien e licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy” Sh.P.K PËR hidrocentralin “Deçani” dhe “Belaja”.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim,

Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,

Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,

Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,

Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,

Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,

Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,

Zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.