Blerim Kuçi rezulton pozitiv me COVID-19

23.11.2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus. Kuçi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dje ka rezultuar pozitiv me Coronavirus. “Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV “, shkruan Kuçi, përcjellë SuharekaOnline. Ministri Kuçi tutje njofton se është vetizoluar dhe […]

Blerim Kuçi rezulton pozitiv me COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Kuçi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se dje ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV “, shkruan Kuçi, përcjellë SuharekaOnline.

Ministri Kuçi tutje njofton se është vetizoluar dhe punën do ta vazhdojë nga shtëpia.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.

Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.

Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar.

Blerim Kuçi