Blerim Kuçi: Qeveria mori vendime të mëdha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Kuçi, ka deklaruar se për të arriturat e qeverisë së Kosovës duhet të shikohet raporti i Auditorit.

“Ai është barometër për punët. Qeveria e Kosovës, nuk ka ndërhyrë asnjëherë në gjyqësor”, tha ai sot në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij vendimet që janë marrë nga Haradinaj ka të bëjë me lidership dhe guximin e Haradinajt. “Qeveria ka marrë edhe vendime për bizneset që janë ato që po e mbajnë Kosovës”, tha ai. Kuçi vlerësoj se buxheti është rritur për 35 %.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.