Blerim Kuçi për Ligjin e Rimëkëmbjes: Na jep shpresë që gjendja e rënduar financiare të lehtësohet

04.12.2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pas votimit të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka thënë se kjo i jep shpresë që gjendja e rënduar financiare në vend do të lehtësohet. Ministri Kuçi përmes një postimi në facebook ka thënë se të gjitha masat pas votimit të projektligjit duhet të jenë të shpejta dhe në […]

Blerim Kuçi për Ligjin e Rimëkëmbjes: Na jep shpresë që gjendja e rënduar financiare të lehtësohet Foto: Ilustrim

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pas votimit të projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ka thënë se kjo i jep shpresë që gjendja e rënduar financiare në vend do të lehtësohet.

Ministri Kuçi përmes një postimi në facebook ka thënë se të gjitha masat pas votimit të projektligjit duhet të jenë të shpejta dhe në kohën e duhur.

Postimi i plotë:

Kalimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike padyshim është lajmi më i mirë në këtë kohë!

Edhe pse me një vonesë të konsiderueshme, kalimi i këtij ligji nga Kuvendi i Kosovës na jep shpresë që gjendja e rënduar financiare në vend do të lehtësohet.

Faktori kohë në dhënien e një ndihmë apo përkrahje ka rol kyç. Andaj besoj që të gjitha masat në vazhdim pas këtij projektligji të jenë të shpejta dhe në kohën e duhur.