Blerim Kuçi (nuk)mban fjalën!

04.01.2019

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së, tash deputet i Parlamentit të Kosovës, Blerim Kuçi në fund të muajit dhjetor do të duhej të dorëzojë mandatin e deputetit. Sipas deklaratës së komisionerit Hahn, i bie që Kuci duhet të japë dorëheqje sepse nuk ka gjasa që liberalizimi të ndodhë në më pak se […]

Blerim Kuçi (nuk)mban fjalën! Foto: Ilustrim

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës nga radhët e AAK-së, tash deputet i Parlamentit të Kosovës, Blerim Kuçi në fund të muajit dhjetor do të duhej të dorëzojë mandatin e deputetit.

Sipas deklaratës së komisionerit Hahn, i bie që Kuci duhet të japë dorëheqje sepse nuk ka gjasa që liberalizimi të ndodhë në më pak se 30 ditët e 2018’ës që kanë mbetur, e madje as në 2019.

“Nëse nuk merret vendimi këtë muaj po AAK do të mbetet me një deputet më pak në Parlament. Nuk terhiqem nga zotimi publik”, është shprehur Kuçi.

Deputeti i AAK’së në janar të vitit 2018 ishte shprehur i bindur se liberalizimi do të kryhet brenda 2018’ës, prandaj thoshte se nëse ndodhë ndryshe, ai dorëzon mandatin e deputetit.

Se njëmend do ta dorëzojë postin e deputetit z.Kuçi doli të jetë e pavërtetë mirëpo mbetet të shihet nëse do ta bëjë një gjë të tillë me fillimin e punimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2019.