Blerim Kuçi merret në pyetje si i dyshuar, por mbrohet në heshtje

  • 09.04.2019, 21:06

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi, gjatë ditës së hënë është intervistuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sipas avokatit të tij, Artan Qerkini, Blerim Kuçi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe jo si dëshmitar.

Megjithatë Kuçi gjatë intervistës është mbrojtur në heshtje duke mos u përgjigjur në pyetjet e drejtuar ndaj tij.

Blerim Kuçi ka udhëtuar ditën e dielë për në Hagë i shoqëruar nga avokati i tij dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe pritet që gjatë ditës së mërkurë të kthehet në Kosovë.

Të tjera