Blerim Kuçi mban fjalën, do ta lë postin e deputetit!
- 03.12.2018

Sot komisioneri i BE-së Hahn deklaroi se vizat për shtetasit e Kosovës do të hjeken në 2020.
Sipas deklaratës së komisionerit Hahn, i bie që Kuci duhet të japë dorëheqje sepse nuk ka gjasa që liberalizimi të ndodhë në më pak se 30 ditët e 2018’ës që kanë mbetur, e madje as në 2019.
Dhe, deputeti i AAK’së thotë se do të largohet, nëse ndodhë sic tha Hahn.
“Nëse nuk merret vendimi këtë muaj po AAK do të mbetet me një deputet më pak në Parlament. Nuk terhiqem nga zotimi publik”, është shprehur Kuçi.
Deputeti i AAK’së në janar të këtij vitit ishte shprehur i bindur se liberalizimi do të kryhet brenda 2018’ës, prandaj thoshte se nëse ndodhë ndryshe, ai dorëzon mandatin e deputetit.
Se njëmend do ta dorëzojë postin e deputetit z.Kuçi brenda këtyre javëve që kanë mbetur mbetet të shihet në vijim.