Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

13.01.2021

Ish-kryetari i Suharekës dhe Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Lajmin e ka konfirmuar vet ministri Blerim Kuçi përmes një postimi në facebook ku ka thënë se përmes një shkrese ka kërkuar nga kryeministri, Avdullah Hoti që […]

Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit Foto: Ilustrim

Ish-kryetari i Suharekës dhe Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vet ministri Blerim Kuçi përmes një postimi në facebook ku ka thënë se përmes një shkrese ka kërkuar nga kryeministri, Avdullah Hoti që të lirohet nga pozita e ministrit.

Kuçi ka thënë se vet ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve në fushatën parazgjedhore, shkruan SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.

Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme.

Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve.

Faleminderit!