Blerim Kuçi i pakënaqur me projektbuxhetin, Bajrami dhe Selmanaj nuk ia votojnë ndryshimet

30.10.2020

Në mbledhjen e 38 të Qeverisë së Kosovës në të cilën është duke u diskutuar për projektbuxhetin 2021 i cili do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë. Në këtë takim Ministrja e Financave,  Hykmete Bajrami ka njoftuar se buxheti i shtetit ka pasur disa shkurtime për […]

Blerim Kuçi i pakënaqur me projektbuxhetin, Bajrami dhe Selmanaj nuk ia votojnë ndryshimet Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e 38 të Qeverisë së Kosovës në të cilën është duke u diskutuar për projektbuxhetin 2021 i cili do të jetë 2.4 miliardë euro ose 200 milionë euro më pak se buxheti i sivjetmë.

Në këtë takim Ministrja e Financave,  Hykmete Bajrami ka njoftuar se buxheti i shtetit ka pasur disa shkurtime për shkak se fokusi i buxhetit ka qenë të rimëkëmbja ekonomike.

Gjithashtu, pakënaqësi për këtë projektbuxhet ka pasur edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ku ka thënë se është bërë një gabim gjatë procesit.

“Mendoj që është bërë një gabim gjatë procesit, sepse gjatë dëgjimeve buxhetore jemi dakorduar për disa projekte, por, janë hequr duke ju dhënë rëndësi buxhetit për shpronësime, por, nevoja për shpronësime nuk është mbi 7.3 milionë euro, duke pas parasysh se këtë vit janë alokuar mjetet, duke e pas parasysh këtë alokim, atëherë konsideroj, atëherë siç jemi marrë gjatë dëgjimeve, të hyjnë në buxhet edhe këto projekte”, shtoi ai, duke thënë se për këtë ka edhe marrëveshje ndërkombëtare.

“Janë disa projekte për të cilat kemi marrëveshje ndërkombëtare, disa projekte që i kemi me bashkëfinancim të natyrave të ndryshme, duke pas këto parasysh propozoj për çështje të procedurë, projekti për shpronësimet nga vlera aktuale të shkurtohet”, tha ai.

Propozimi i ministrit Kuçi u miratua me dy abstenime. Në këtë votim kanë abstenuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.