Blerim Kuçi i ndryshon fjalët për dorëheqje: “E kemi votimin e ushtrisë”
- 06.12.2018
- Comments Off on Blerim Kuçi i ndryshon fjalët për dorëheqje: “E kemi votimin e ushtrisë”
Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi nga Suhareka, shprehi se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave para Serbisë, Ukrainës e shtetve të tjera, ai tha se nëse nuk liberalizohen vizat në muajin dhjetor të vitit 2018, unë do të japë dorëheqje nga posti i deputetit, por ai në një debat në “Debat Plus” në RTV Dukagjini tha se e kemi edhe Votimin për transformimin e FSK-së në Ushtri i cili është më i rëndësishëm se sa liberalizimi i vizave.

Blerim Kuçi në një debat i cili është zhvilluar nga RTV Dukagjini “Debat Plus” me Ermal Pandurin, deputeti tha se do të japë dorëheqje nga premtimet që i kam bërë kohë më parë.
Kuçi deputet i koalicionit qeverisës tha se formimi i ushtrisë dhe arritja e një kompromisi për dialogun janë çështje më me rëndësi se liberalizimi i vizave. Deputeti tha se “Deri në votimin e ushtrisë do të mbetem deputet, por do të rishikoj pozicionin tim”.
Ai gjatë debatit shprehi se data 14 dhjetor për votimin e ushtrisë është shumë e rëndësishme, por ai tha se unë do ta mbajë qëndrimin tim, po ashtu Kuçi tha se liberalizimi i vizave nuk është asgjë po të krahasojmë me votimin e transformimit të FSK-së në Ushtri, ose dialogun me shtetin fqinjë. “Liberalizmi për mua është i parëndësishëm në krahasim me ushtrinë dhe përmbylljen e dialogut” shtoi Kuçi.
“Jam munduar të jem i përgjegjshëm me votuesit e mi dhe besoj se deri tani i tillë kam qenë…Nuk kam pasur asnjë aferë edhe në funksione tjera. Puna më e vështirë është ajo e kryetarit të komunës”, shprehi Blerim Kuçi.