Blerim Kuçi: Grevat janë presion për Kryeministrin e Kosovës për tërheqje nga idetë e dialogut

29.01.2019

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, po ashtu edhe ish-kryetar i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, në një debat për emisionin “Imazh” të RTK-së, tha se këto greva të organizuara nga sindikata të ndryshme janë presion për Kryeministrin, Ramush Haradinaj që të tërhiqet nga idetë për dialogun. Këto greva të organizuara nga sindikatat si: Sindikata e […]

Blerim Kuçi: Grevat janë presion për Kryeministrin e Kosovës për tërheqje nga idetë e dialogut Foto: Ilustrim

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, po ashtu edhe ish-kryetar i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi, në një debat për emisionin “Imazh” të RTK-së, tha se këto greva të organizuara nga sindikata të ndryshme janë presion për Kryeministrin, Ramush Haradinaj që të tërhiqet nga idetë për dialogun.

Këto greva të organizuara nga sindikatat si: Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Kirurgët, po ashtu edhe ortopedët, ku së fundmi këtyre grevave iu bashkangjitën dhe shërbyesit civil, janë një llojë presioni për Ramush Haradinaj, para finales së dialogut me shtetin fqinjë, Serbinë.

Gjatë intervistës ai tha se: “Është njëlloj shantazhi, që për mua është normale, para epilogut. Gjersa nuk ka një unitet, një transparencë, atëherë për mua ky është dyshimi. Mendimi im është që po i bëhet presion Haradinajt, që të heqë dorë nga ideja e tij për epilogun e dialogut ”.

Po ashtu, Blerim Kuçi tha se: “Deri më sot asnjëherë nuk është diskutuar për idenë e Thaçit”.