Blerim Kuçi do të jetë ministër i Qeverisë Hoti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë katër ministri në Qeverinë e ardhshme.

Tri ministri i ka patur të garantuara që në start të koalicionit, por që duket se partia e Ramush Haradinajt do të ketë edhe një ministri shtesë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Blerim Kuçi do të jetë ministri i katërt nga AAK.

Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj, Selim Selimi e Blerim Kuçi pritet të jetë 4-shja e përzgjedhur nga AAK në Qeverinë e re.

Ndarja e ministrive pritet të bëhet në një takim të nesërm mes liderëve të partive që do të ndërtojnë koalicionin qeverisës.

Blerim Kuçi ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme në qeverisjen e parë LDK-AAK si dhe kryetar i Komunës së Suharekës për një mandat.

RAPORTO