BKS: Nga sot fillon aplikimi i rregullt i policave kufitare

01.01.2021

Byroja Kosovare e Sigurimit(BKS) njofton se duke filluar nga data 01.01.2021, do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Njoftimi i plotë: Të nderuar bashkatdhetarë Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për […]

BKS: Nga sot fillon aplikimi i rregullt i policave kufitare

Byroja Kosovare e Sigurimit(BKS) njofton se duke filluar nga data 01.01.2021, do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 01.01.2021, Byroja Kosovare e Sigurimit do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), me të cilin duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.
Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020.
Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja
Faleminderit

Etiketat