BKS: Mbi 11,400 lëndë të mbyllura për 20 muaj

  • 10.08.2022
BKS: Mbi 11,400 lëndë të mbyllura për 20 muaj

Drejtori i BKS-së Sami Mazreku, gjatë prezantimit të punës 20 mujore para gazetareve ka thënë se falë punë dhe angazhimit të madh kanë arritur këto rezultate. 

Mazreku më tutje ka thënë se këto rezultate gjatë javës së kaluar i ka prezantuar edhe në Bruksel gjatë takimit që ka pasur aty me zyrtare të lartë të Byrosë së Kartonit të Gjelbër. 


“Më 30 shtator të vitit 2020 kur kam ardhur unë në BKS kam gjetur 5191 lëndë aktive. Deri më 30 qershor të këtij viti në BKS kemi pranuar edhe 8329 lëndë të reja. Falë punës dhe angazhimit të madh kemi arritur t’i mbyllim 11,435, deri sa aktive për momentin janë 2,716 lëndë” ka thënë drejtori Mazreku gjatë prezantimit të punës para gazetareve. 

Sipas tij, nga numri i lëndëve prej 1591 që ka gjetur ai kur ka nisur punën në BKS aktualisht të pa mbyllura për arsye të ndryshme kanë mbetur 840, deri sa pjesa e tjetër prej 1245 i përkasin kohës  shtator 2020 deri më tash. 

Ai më tutje ka treguar se për herë të parë në BKS lendet trajtohen dhe kompensohen në afate rekorde kohore. 

Drejtori Mazreku më tutje ka bërë të ditur se një pjesë e lëndëve që janë aktive po zvarriten nga disa avokatë që sipas tij nuk po shkojnë në BKS për të nënshkruar marrëveshje.  

“Apeloj të avokatet, por edhe të qytetaret që të vijnë në BKS-së t’i nënshkruajnë lendet dhe t’i marrin mjetet menjëherë” ka thënë më tutje drejtori Mazreku. 

Po ashtu, edhe auditori i brendshëm i BKS-së Kushtrim Morina ka thënë në prezantim para gazetareve se nga themelimi i Byrosë Kosovare të Sigurimit e deri më tash sivjet është hera e parë që raporti i auditorit të jashtëm pa asnjë kualifikim. 

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë