Bizneset në Kosovë në sfidë për të siguruar lëndën e parë
Lufta e shkaktuar në Ukrainë nga Rusia, ka ndikuar që bizneset në Kosovë të ballafaqohen me problemin e furnizimit me lëndën e parë. Shaqir Palushi, pronar i njërës nga bizneset në Kosovë ka theksuar problemin e furnizimit me lëndë të parë. Sipas tij, lufta e shkaktuar në Ukrainë ka bërë që të shkaktohet ky problem. […]
Lufta e shkaktuar në Ukrainë nga Rusia, ka ndikuar që bizneset në Kosovë të ballafaqohen me problemin e furnizimit me lëndën e parë.
Shaqir Palushi, pronar i njërës nga bizneset në Kosovë ka theksuar problemin e furnizimit me lëndë të parë. Sipas tij, lufta e shkaktuar në Ukrainë ka bërë që të shkaktohet ky problem.
“Ndër problemet më të mëdha ka qenë vështirësia e shkaktuar si pasojë e pandemisë dhe luftës në Ukrainë për shkak të shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve dhe vështirësive që kemi pas për t’u furnizuar me lëndë të parë.
Në radhë të parë për shkak të rritjes së kostos të këtyre çmimeve ne kemi bërë përpjekje të furnizohemi në vazhdimësi me sasi të mjaftueshme të lëndës së parë, por në anën tjetër të mos rritim çmimet e produkteve finale duke marrë parasysh që nuk ka pas rritje të pagave”, tha Palushi.
Fjolla Smaili-Azemi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, tha se nga vizitat që i kanë realizuar në biznese, një nga problemet më të madha që kanë adresuar bizneset ka qenë vështirësia e sigurimit të furnizimit me lëndë të parë.
“Nga vizitat të cilat kemi realizuar kemi pas ankesa nga bizneset lidhur me furnizimin me lëndë të parë e cila ka ardhur kryesisht për shkak të luftës së zhvilluar në Ukrainë, pastaj ngritjes enorme të çmimeve të secilit produkt e veçanërisht e naftës dhe derivateve të saj. Rritja e çmimeve të naftës dhe derivateve ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të transportit, e cila domosdoshmërisht ka ndikuar në kohëzgjatjen e ardhjes së produkteve, gjegjësisht furnizimit me lëndë të parë, nga vendet e rajonit apo edhe më tutje në Kosovë.
Kjo sigurisht se ka ndikuar edhe te sigurimi i lëndës së parë dhe njëkohësisht ka bërë që bizneset e ndryshme të kenë problem sigurimin e lëndës së parë, të shkojnë më gjatë kontratat të cilat i kanë pasur të kontraktuara me partnerët e tyre dhe sigurisht të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produktit final, sepse përderisa është rritur kostoja e transportit, sigurisht është rritur edhe kostoja e produktit final dhe e çmimit final të produktit i cili do të plasohet në treg”, tha Azemi.
Ajo thotë se për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve finale, konsumatorët aktualisht detyrohen që të eliminojnë të gjitha produktet e luksit dhe të fokusohen të produktet që janë nevoja esenciale, në këtë formë, Azemi tha se kjo po dëmton dhe po ndikon negativisht te bizneset. /KP/