Bizneset dhe qytetarët përfitojnë 470 milionë euro nga projektligji për rimëkëmbje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se përfitimet për qytetarë dhe biznese nga projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike janë rreth 470 milionë euro.

“Përfitimet për qytetarë dhe biznese nga projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike janë rreth 470 milionë euro.

Në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij projekt-ligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro. Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të projekt-ligjit.

Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese.

Është tepër me rëndësi që në seancën e parë në sesionin vjeshtor të Kuvendit të miratohet ky projekt-ligj” ka shkruar Hoti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.