Bislimi: Vuçiq në siklet nga rregullorja e re, serbëve ua çon më pak se 200 milionë

31.01.2024

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se do të bëhet përpjekje që të vendoset komunikim në mes të BQK-së dhe Bankës Qednrore të Serbisë që të ketë një mekanizëm të transparencës të transferimit të mjeteve.

Bislimi: Vuçiq në siklet nga rregullorja e re, serbëve ua çon më pak se 200 milionë Foto: Ilustrim

Bislimi ka thënë se Vuçiq ka deklaruar se dërgon çdo vit nga 800 milionë euro. Bislimi thotë se nuk është e vërtetë që një shumë aq e madhe e mjeteve vijnë në Kosovës duke potencuar se shuma e parave që vijnë nga Serbia për serbët lokalë është afër 200 milionë.

AI tutje ka thënë se kjo rregullore do të vendos në siklet Vuçiqin se ku i çon edhe 600 milionë euro të tjera. Bislimi ka thënë se institucionet e Serbisë deklarohen se dërgojnë përkrahje financiare tek 90 mijë serbë në Kosovë, ndërkohë që në asnjë regjistrim nuk dalin aq serbë.

Sipas Bislimit, vendosja e transparencës do t’i vë në pah keqpërdorimet që ndodhin në emër të përkrahjes për serbët.

“Vendosja e transparencës do të vendos në siklet Vucicin të deklaroj se ku shkojnë 600 milionë tjera dhe çka ndodh me ato 200 milionë që hyjnë në Kosovë, sa prej tyre kthehen në Serbi. Sipas informatave të Serbisë, ata shpërndajnë ndihmë financiare tek 90 mijë  individë serbë, ndërkohë që asnjë statistikë nuk i nxjerr 90 mijë qytetarë serbë. Ka keqpërdorime të mëdha që bëhen në emër të mbështetjes për serbët. Këtu është halli, që vendosja e transparencës do t’i nxjerr në pah keqpërdorimet”, ka potencuar ai.