Bizneset Vende Pune Ofertat

Bislimi konfirmon takimin me Petkoviçin më 16 nëntor në Bruksel

Bislimi konfirmon takimin me Petkoviçin më 16 nëntor në Bruksel

08.11.2023 Lajme

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se takimi i ardhshëm mes dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 16 nëntor në Bruksel. Bisilim ka bërë të ditur se dakordimi i vetëm, është caktimi i këtij takimi.

“Takimi i radhës mbahet të enjten e javës së ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur, pra që është takimi më 16 nëntor”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk ka më kompromise në negocim, sepse ato kanë përfunduar.

“Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni, pa parakushte dhe pa vonesa dhe për të siguruar që marrëveshjet na dërgojnë drejt normalizimit dhe jo drejt konfliktit”, ka deklaruar Bislimi.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Ambasadori i Arabisë në takim me Bislimin, premton mbështetje për Kosovën

Ambasadori i Arabisë në takim me Bislimin, premton mbështetje për Kosovën

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, priti në takim ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite për Kosovë, Faisal Hifzi Ghazi, me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve mes dy shteteve.

Ambasadori Ghazi shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e konsolidimin e bashkëpunimit bilateral e në fusha me interes të përbashkët, si energjia, infrastruktura e arsimi.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e mirëpriti përkushtimin e ambasadorit si dhe theksoi angazhimin e Kosovës në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Vullneti është i përbashkët andaj dhe puna do vijojë bashkërisht në këtë drejtim”, ka deklaruar Bislimi, citon Kryeministria.

Bislimi foli dhe mbi potencialin zhvillimor të vendit, mundësitë që i ofron Kosova e format si mund të shërbejnë ato në benefit të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Në takim thuhet se është përmendur shkëmbimet e vizitave mes delegacioneve nga Kosova e Arabia Saudite, numri i të cilave po rritet vazhdimisht e që ka hapësirë për intensifikimin e tyre. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe bisedën produktive.

Bislimi takohet më ambasadorin Hifzi Ghazi, diskutuan për marrëdhëniet mes dy shteteve

Bislimi takohet më ambasadorin Hifzi Ghazi, diskutuan për marrëdhëniet mes dy shteteve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, pr​iti në takim ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite për Kosovë, Faisal Hifzi Ghazi.

Palët biseduan rreth marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Ambasadori Ghazi shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e konsolidimin e bashkëpunimit bilateral e në fusha me interes të përbashkët, si energjia, infrastruktura e arsimi.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e mirëpriti përkushtimin e ambasadorit si dhe theksoi angazhimin e Republikës së Kosovës në fuqizimin e marrëdhënieve tona. Vullneti është i përbashkët andaj dhe puna do vijojë bashkërisht në këtë drejtim.

Ai foli dhe mbi potencialin zhvillimor të vendit, mundësitë që i ofron Kosova e format si mund të shërbejnë ato në benefit të thellimit të këtij bashkëpunimi.

U përmendën shkëmbimet e vizitave mes delegacioneve nga Kosova e Arabia Saudite, numri i të cilave po rritet vazhdimisht e që ka hapësirë për intensifikimin e tyre.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe bisedën produktive.

Bislimi: Synim, arritja e standardeve për integrim në BE

Bislimi: Synim, arritja e standardeve për integrim në BE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në “Konferencën mbi Migrimin dhe efektet potenciale të liberalizimit të vizave me BE-në në tregun e punës në Kosovë”, në kuadër të sesionit “Strategic Vision”, së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Bëhet e ditur se në bashkëbisedim me ambasadorin Rohde, pjesëmarrësit e në përgjigjet në pyetjet e moderatorit të diskutimit, zëvendëskryeministri Bislimi tha se vizioni i Qeverisë së Kosovës është ai i integrimit në Bashkimin Evropian e arritjes së standardeve evropiane në mirëqenie të qytetarëve e funksionim efikas të institucioneve.

“Liberalizimi i vizave është një arritje e rëndësishme e pozitive. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se marrja e vendimit final 8 muaj para nisjes së lëvizjes pa viza, ka ofruar kohë dhe hapësirë për të dizajnuar një fushatë informimi, e cila është shpërndarë e adresuar për të gjithë qytetarët. Ideja e fushatës ka garantuar dy aspekte: që qytetarët tanë të mund të lëvizin të lirë e me sa më pak barriera, pra nëse ka elemente shtesë në lidhje me udhëtimin jashtë, qytetarët të jenë sa më të informuar mbi kushtet e udhëtimit e ai tashmë të jetë kënaqësi e jo vështirësi siç ka qenë më parë, dhe e dyta është të sigurohemi që liberalizimi i vizave të mos keqinterpretohet dhe keqpërdoret, ku kemi shpjeguar se çka nënkupton e çka nuk nënkupton liberalizimi i vizave”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Kujtojmë që fushata për liberalizimin e vizave ka nisur me datën 5 tetor, ku për më shumë se një muaj janë vizituar qytete e lokalitete anembanë vendit, e tashmë po vijon ende përmes rrjeteve sociale e televizioneve.

Kjo konferencë u organizua nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me International Organization for Migration (IOM), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), si dhe Kantar (Index Kosova)., bëhet e ditur në këtë njoftim.​

Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë